Sevilla komenton gjendjen e N’Zonzit

Sevilla komenton gjendjen e N’Zonzit

Drejtori sportiv i Sevillas Joaquin Caparros ka deklaruar sot që Steven N’Zonzi do të qëndrojë në klub dhe do të stërvitet me shokët e tij të skuadrës

Roma ka shitur dy nga lojtarët më krucial këtë afat kalimtar, Radja Nainggolan dhe Alisson Becker, një vendim që ka vënë në funksion kërkimin e lojtarëve veteran me mentalitet fitues për skuadrën.

Që kurse Barcelona ia rrëmbeu nga duart Malcomin, Monchi është në kërkim të një top lojtari, i fundit është fituesi i Botërorit në Rusi.

Megjithatë, Caparros duke folur për situatën e tanishme të N’Zonzi me tifozët e klubit i ka siguruar ata që lojtari do të qëndroi dhe do të filloi stërvitjet me 8 gusht.

“Steven do të jetë këtu më 8 gusht ku në ora 9 në mëngjes do ti bëj testet mjekësore. Nuk ka lajme të tjera, ai do të qëndroi dhe do të stërvit me shokët e tjerë të skuadrës”.

N’Zonzi ishte pjesë e skuadrës se Francës që fituan Botërorin. Ai është edhe fitues i Europa League më 2016.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19