Serbët, të frikësuar: Ja çka shkruajnë për liberalizimin e vizave për kosovarët

Serbët, të frikësuar: Ja çka shkruajnë për liberalizimin e vizave për kosovarët

Komisioni Evropian do të konfirmojë sot se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Kështu të paktën shkruan agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel

Në mënyrë që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, rekomandimi i Komisionit Evropian duhet të aprovohet nga Parlamenti Evropian, shkruan më tutje “Tanjug”.

Kujtojmë se Kosova me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Kusht tjetër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër zonën Schengen ishte edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, aspekt në të cilin Kosova edhe sipas raportit të progresit ka arritur përparime.

 

COMMENTS