Senegali dhe Nigeria sigurojnë gjysmëfinalen në Kupën e Afrikës

Senegali dhe Nigeria sigurojnë gjysmëfinalen në Kupën e Afrikës

Kombëtarja e Senegalit dhe ajo e Nigerisë kanë siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Afrikës.

Senegali dhe Nigeria, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës, shkruan lajmi.net.

Kombëtares së Senegalit i ka mjaftuar një fitore prej 1:0 kundër Beninit për të arritur këtë sukses.

Idrissa Gana Gueye ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 70’.

Në ndeshjen tjetër, Nigeria ka arritur të mposht 2:1 Afrikën e Jugut, për të marrë rrugën e gjysmëfinales

 

COMMENTS