Sarri shpreson që Willian dhe Courtois të mos largohen

Sarri shpreson që Willian dhe Courtois të mos largohen

Maruizio Sarri ka thënë se ai shpreson që të mbaj në klub Thibaut Courtois dhe Willian në Chelsea këtë sezon

Courtois dhe Willian kanë qenë të lidhur me një largim nga Chelsea gjatë verës, por Sarri e ka bërë sot të çartë që pret se dy lojtarët të jenë gati edhe për ndeshjen e së dielës  – ku Chelsea luajnë në Cummunity Shield (Superkupa e Anglisë) kundër Manchester City.

“Guardiola për mua është një shok, por ai është edhe trajneri më i mirë në botë apo një ndër me të mirët”, ka thënë ai në konferencën për shtyp.

“Ndeshja do të jetë e vështirë, ata kanë punuar bashkë që dy vite, ne kemi punuar bashkë vetëm dy javë e gjysmë. Jam i koncentruar në ndeshje në Wembley, është hera e ime e parë. Ndeshja do të jetë shumë e vështirë për ne”.

“Dëshiroj të fitoj sepse është shumë e rëndësishme të fitosh që në fillim një trofe. Në këtë pikë të sezonit është e rëndësishme paraqitje, ne duhet ta përmirësojmë atë. Courtois është portieri i klubit, nuk e di të ardhmen e tij, varet nga klubi dhe veçanërisht nga ai, mendoj. Unë shpresoj që Courtois do të jetë portieri i jonë”.

“A do të qëndroi? Po. Besoj shumë. Willian? Kam folur dje me të për shkak të vonesave në stërvitje, jo për të ardhmen e tij. Ishte një bisedë shumë pozitive dhe jam shumë i lumtur për këtë. Nuk kemi problem me Willianin”.

 

COMMENTS