Rusët prodhojnë super-veturën e armatosur për Putinin

Rusët prodhojnë super-veturën e armatosur për Putinin

Një prodhues veturash në Rusi ka lansuar një version luksoz të veturës së Vladimir Putin, e cila është një limuzinë e armatosur që kushton rreth 300 milionë euro.

Vetura, që iu drejtohet oligarkëve super-të pasur të Rusisë, u prezantua në një shfaqje veturash në Rusi dje.

Automjeti me ndikim sovjetik, u krijua enkas për oligarkët shumë të pasur të Rusisë, veturë kjo e cila duket shumë larg markave të huaja si Rolls-Royce, transmeton Gazeta Express.

Limuzina do të shërbejë si vetura e re shtetërore e Rusisë dhe ajo ishte parë edhe në inaugurimin e presidentit Vladimir Putin më herët këtë vit.

 

 

COMMENTS