Rritja e rasteve në Kosovë dhe në shtetet fqinje, Zemaj mbledh Bordin Këshillëdhënës për COVID-19

Rritja e rasteve në Kosovë dhe në shtetet fqinje, Zemaj mbledh Bordin Këshillëdhënës për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do ta mbledhë sot Bordin Këshillëdhënës për COVID-19, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Sot, (e premte) në orën 14:00 në Ministri të Shëndetësisë, mbahet takimi i Bordit këshillëdhënës për Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen pas rritjes së rasteve në vend dhe shtetet fqinje, me të cilat vendi i ka hapur kufijtë ditë më parë.

 

COMMENTS