Rritet numri i të vdekurve në Filipine nga rrëshqitjet e dheut

Rritet numri i të vdekurve në Filipine nga rrëshqitjet e dheut

85 persona raportohen se kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e mëdha në Filipinet qendrore, po ashtu nga zyrtarët e atjeshëm deklarohet se 20 persona janë zhdukur, për arsye se ishin në vise më të largëta ku ekipet e shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë me kohë.
Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Katastrofave, Ricardo Jalad, tha se viktimat, përfshirë edhe fëmijët e vegjël, u vranë kryesisht kur shtëpitë e tyre u shembën nga rrëshqitjet e dheut, pas ditë ku në disa provinca të Filipineve qendrore ra një shi i madh.

Vërshimet kanë ndodhur të dielën e kaluar dhe deri më sot janë raportuar se kanë qenë të vdekur 68 persona, ndërsa kjo shifër ndryshoi sot me raportimin e zyrtarëve të atjeshëm, transmeton Klan Kosova.

 

COMMENTS