Rriten mundësitë për jetë në Mars, zbulohet sasi e madhe e ujit

Rriten mundësitë për jetë në Mars, zbulohet sasi e madhe e ujit

Shkencëtarët kanë zbuluar një hapësirë 19 kilometërshe përplot ujë nën një shtresë të akullt në polin jugor të planetit Mars.

Astronautët kanë gjetur prova bindëse se ekziston një rezervuar i madh i ujit, i groposur 1,6 kilometra thellë nën sipërfaqen e akullt afër plot jugor në Mars.

Matjet përmes radarit, të bëra nga hapësira e Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Mars Express, kanë gjetur hapësirën 19 kilometërshe të mbushur me ujë në një regjion të planetit, i cili njihet si Planum Australe.

Kjo është hera e parë që është identifikuar një hapësirë e madhe me ujë në planetin e kuq. Kjo gjetje tregon se çfarëdo mikrobe që fillon jetën në Mars do të mundë të zhvillohet më tutje thellë brenda kësaj sipërfaqeje.

“Ne zbuluam ujë në Mars,” ka thënë Roberto Orosei në Institutin Kombëtar të Astrofizikës në Bolonja.

Ai shtoi se cfarëdo lloj shpjegimi tjetër për reflektimet e ndritshme që panë shkencëtarët gjatë vëzhgimit me radar është “i pambrojtshëm”.

Detaje të tjera nga ky zbulim do të publikohen në revistën shkencore Science.

 

COMMENTS