Rrahje brutale në Pejë, tetë të arrestuar​

Rrahje brutale në Pejë, tetë të arrestuar​

Tetë persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” të Pejës pas një përleshjeje fizike në mes vete, me ç’rast kanë përdorur edhe armë zjarri.

Nuk është raportuar për të lënduar, por gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 12 fishekë, një brisk, një gëzhojë dhe 35 fishekë.

“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete me ç’rast kanë përdor edhe armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa gjatë kontrollit te disa të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri-pistoletë me një karikator me 12 fishekë, një brisk, një gëzhojë dhe 35 fishekë të kalibrit 9x19mm”, ka njoftuar PK-ja.

Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

 

COMMENTS