Ronaldo shkëlqen në fitoren e Juventusit

Ronaldo shkëlqen në fitoren e Juventusit

Juventusi ka marrë pikët e plota në udhëtim te Sassuolo, duke triumfuar 0-3.

Juventusi është inspiruar nga paraqitja fantastike e Cristiano Ronaldos për të marrë fitore të madhe në udhëtim te Sassuolo, që vjen pas barazimit shokues 3-3 me Parman, shkruan Gazeta Express.

CR7 u përfshi te goli i parë, shënoi personalisht atë të dytë, teksa asistoi për golin e tretë.

Fillimisht ishte mesfushori gjerman, Sami Khedira, ai që realizoi për mysafirët, për 0-1 në minutën e 23’.

Khedira shënoi pasi portieri i Sassuolos, Andrea Consigli, ia ‘servoi topin në pjatë’, duke mos arritur të devijojë siç duhet goditjen e fortë të Cristiano Ronaldos.

33-vjeçari portugez dyfishoi epërsinë e Juventusit në minutën e 70’, kurse për 3-0 shënoi Emre Can në minutën e 86’ pas një asistimi nga ana e Ronaldos.

Pas kësaj fitore, që erdhi pak ditë pas barazimit 3-3 me Parman – Juve ka shkuar në kuotën e 63’ pikëve, 11 më shumë se ndjekësi më i afërt, Napoli. /GE

 

 

COMMENTS