Ronaldo: Për dallim nga lojtarët e moshës sime që shkojnë në vende tjera, unë luaj në një klub të madh

Ronaldo: Për dallim nga lojtarët e moshës sime që shkojnë në vende tjera, unë luaj në një klub të madh

Cristiano Ronaldo ka thënë se me gjithë respektin që ka për bashkëmoshatarët e tij futbollistë, ai nuk është lojtar që do të luante në liga jo garuese, prandaj edhe ka zgjedhur Juventusin nga një top ligë.

Ronaldo, 33-vjeçar, i është bashkuar Juventusit nga Real Madridi për 112 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë euro, që nënkupton se portugezi do të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri në moshën 37-vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Shumë futbollistë mbi moshën 30-vjeçare kalojnë në liga të largëta si Kina, Japonia dhe SHBA-ja, siç është rasti i Zlatan Ibrahimovic, Andres Iniesta dhe Wayne Rooney.

Ronaldo ka lënë të nënkuptohet se ai ka pasur oferta nga larg, por qëllimi i tij si gjithmonë është të luajë ende në futbollit e nivelit më të lartë.

“Lojtarë të moshës sime zakonisht shkojnë në vende tjera, me gjithë respektin e tyre…në këtë pikë të karrierës sime të luaj në një klub kaq të madh më bën të lumtur. Mendoj se Juventusi më ka dhënë një mundësi të madhe”, tha Ronaldo.

“Unë jam person të cilit i pëlqen e tashmja, jam ende shumë i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat nga Sportingu te Manchester United dhe tani te Juventusi, që është një sfidë për të cilën jam i përgatitur më shumë. Dua të lë shenjë në historinë e Juventusit dhe jam i lumtur për këtë sfidë”, shtoi ai.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19