Ronaldo i fiton 100 milionë në vit, por kështu i shpenzon ato [Foto]

Ronaldo i fiton 100 milionë në vit, por kështu i shpenzon ato [Foto]

Cristiano Ronaldo është atleti i tretë më i paguar në botë – dhe futbollisti i dytë më i paguar në botë.

Sipas listës së 100 atletëve më të paguar në botë të Forbes, sulmuesi portugez fiton rreth 60 milionë euro në rrogë dhe fitime të tjera, si dhe 40 milionë nga të ardhura të tjera çdo vit, për një total prej 100 milionë.

Pavarësisht se fiton shumë, Ronaldo kohët e fundit është përballur me akuza për shmangie të taksave. Më 2017, ai u akuzua nga qeveria spanjolle se kishte rreth 15 milionë euro taksa të papaguara, transmeton Gazeta Express.

Në qershor, gazeta El Mundo raportoi se ai ka pranuar një dënim të suspenduar prej dy vitesh burg dhe është pajtuar të paguajë rreth 18 milionë dollarë. Edhe pse rasti i tij është ende në gjykatë, superylli ka një jetë glamuroze.

Kështu, Ronaldo pasurinë e tij e shpenzon në:

Vetura

Ronaldo ka një koleksion veturash që e bën xheloz çdo adhurues veturash, dhe shpesh poston fotografi në Instagram duke treguar veturat e tij të shtrenjta. Më 2009, Ronaldo përplasi një Ferrari 300,000 eurosh, kur ishte duke luajtur për Mançester.

Pasi fitoi Kupën e Evropës më 2016, ai bleu një Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport që vlen rreth 1.80 milionë euro. Time raporton se ai ka një Aston Martin DB9, një Rolls-Royce Phantom Dophead Coupe, një Bentley Continental GTC, një Lamborghini Aventador që kushton rreth 300,000 euro dhe një Bugatti Chiron që kushton rreth 3 milionë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Bleacher Report, koleksioni i tij i veturave vlen rreth 5 milionë euro.

Shtëpi

Ronaldo ka disa shtëpi, por më e famshmja e tij është vila luksoze në Madrid që kushton rreth 6 milionë euro, e cila shërben si shtëpi kryesore kur ai luan për Real Madrid.

Vila thuhet se u projektua nga arkitekti i njohur Joaquin Torres dhe përmban një palestër, një pishinë të jashtme dhe një pishinë të brendshme.

Më 2015, Ronaldo e pagoi ndërmarrësin italian të patundshmërive, Alessandro Proto, 18 milionë euro për një apartament në Kullën e Trump në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Apartamenti i tij thuhet se frymëzoi krijimin e filmit “50 Shades of Grey”.

Me familjen e tij

33-vjeçari, baba i katër fëmijëve, njihet se shpenzon shumë për familjen e tij. Më 2017, Ronaldo bëri të ditur se e ka paguar një nënë surrogate për ta lindur fëmijën e tij të dytë dhe të tretë, binjakët Eva dhe Mateo, në San Diego.

Sipas agjencisë së surrogacisë, West Coast Surrogacy, ky proces kushton më shumë se 130,000 euro. Disa muaj pas lindjes së binjakëve, e dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez, solli në jetë fëmijën e tij të katërt, Alana.

Gjithashtu, Rodriguez është parë me një unazë Cartier në gisht, e cila kushton rreth 800,000 euro.

Në bamirësi

Përveç se kujdeset shumë për veten dhe ata që i ka afër, Ronaldo jep shumë edhe për bamirësi.

Pas një tërmeti shkatërrues në Nepal më 2015, Ronaldo dhuroi rreth 6 milionë euro për të prekurit nga tërmeti, dhe gjithashtu ka dhënë shumë donacione për të ndihmuar fëmijët në Siri si dhe për të mbështetur mbrojtjen e natyrës në Indonezi, transmeton Gazeta Express.

Më 2017, kapiteni i Portugalisë e dha në ankand trofeun e Topit të Artë që e fitoi më 2013, i cili u shit për rreth 700 mijë euro në një ngjarje të Fondacionit “Make-A-Wish”.

Nuk janë vetëm paratë ato që Ronaldo ua jep të tjerëve. Ai është edhe dhurues i rregullt i gjakut, plazmës dhe palcës së eshtrave që nga mosha 24-vjeçare. Më 2012, ai shpjegoi se kurrë nuk ka bërë tatuazh sepse kjo do ta pengonte që të dhuronte gjak.

“Babai gjithmonë më ka mësuar se kur i ndihmon të tjerët, Zoti të jep dyfish më shumë”, tha Ronaldo për ESPN. “Dhe kjo është ajo që më ka ndodhur. Kur i kam ndihmuar njerëzit në nevojë, Zoti më ka ndihmuar mua edhe më shumë”.

Ju pëlqeu kjo storje? Shpërndajeni me të tjerët! /GE

 

COMMENTS