Roma kërkon yllin e Manchester United

Roma kërkon yllin e Manchester United

Skuadra italiane, Roma, ka kontaktuar drejtuesit e skuadrës së Manchester United, me synimin për transferimin e super mesfushorit.

Mesfushori brazilian, Fred, është lojtari që së fundmi ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës së Romës.

Trajneri i ri i Romës, Paulo Fonesca ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që të transferojnë ish lojtarin e tij tek Shakhtar, Fred, transmeton lajmi.net.

Skuadra e United kishte paguar plot 60 milionë euro për të transferuar brazilianin një vit më parë, por paraqitjet e tij ishin zhgënjyese.

26 vjeçari ka punuar me Fonescan në Ukrainë, ku ka luajtur 66 ndeshje nën urdhrat e tij, duke shënuar 8 gola dhe regjistruar 11 asistime.

 

COMMENTS