Rodrygo, James dhe Nacho jashtë skuadrës së Realit për përballjen me Man City

Rodrygo, James dhe Nacho jashtë skuadrës së Realit për përballjen me Man City

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka lënë hapësirë për befasi në skuadrën të cilën e ka zgjedhur për t’u përballur me Manchester City në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Real Madridi e pret Manchester City në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma, për duelin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Eden Hazard u lëndua në fundjavë kundër Levantes në La Liga dhe prandaj nuk do të jetë në gjendje të paraqitet në këtë takim, ndërsa Marco Asensio vazhdon të mbetet jashtë sepse është në proces rikuperimi nga lëndimi afatgjatë.

Zidane nuk përballet me mungesa të tjera si pasojë e lëndimeve.

Por francezi ka vendosur të mos i ftojë në skuadër disa lojtarë si Rodrygo, Nacho Fernadez, James Rodriguez, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz për duelin me City.

Skuadra e Real Madridit për ndeshjen me Manchester City:

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco.

Sulmues: Karim Benzema, Gareth Bale, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Vinicius Junior.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19