Reuters: Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë nxit protesta me zemërim

Reuters: Shembja e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë nxit protesta me zemërim

Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters, ka raportuar për shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke shkruar për përplasjen e protestuesve me policinë.

Për më shumë se dy vjet, aktorët, aktivistët dhe opozita e kanë kontestuar planin e kryeministrit socialist, Edi Rama, për ndërtimin e një teatri të ri, duke thënë se ndërtesa e vjetër është pjesë e trashëgimisë së vendit dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Një numër i madh i forcave policore u vendos para agimit rreth teatrit dhe i larguan nga aty anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Më pas, buldozerët filluan ta shembnin ndërtesën, shkruan “Reuters”.

Fati i kësaj ndërtese, të ndërtuar më 1939 dhe të shndërruar në Teatër Kombëtar më 1945, e ka përçarë shoqërinë. Shumë njerëz janë shprehur të zemëruar pse Rama ka vendosur që të veprojë në kohën e izolimit nga koronavirusi.

“Kjo nuk ka të bëjë me shkatërrimin e teatrit, por me rënien e demokracisë dhe lirisë. Ne jemi në një diktaturë”, dëgjohet duke thënë në një video në Facebook një anëtar i paidentifikuar i aleancës.

Protestuesit u përleshën me policinë dhe brohoritën “Poshtë diktatura”, gjë që rezultoi me arrestimin e 37 personave. Një polic është dërguar në spital pasi u godit nga një protestuar, ndërsa një dëshmitar e ka parë edhe një protestues me lëndime në kokë, transmeton Gazeta Express.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19