Reperi Fero i bashkohet partis NISMA Socialdemokrate? [Foto]

Reperi Fero i bashkohet partis NISMA Socialdemokrate? [Foto]

Reperi i ri në moshë i cili shumë shpejt arriti kulmin e famës me këngët të cilat u pelqyen shumë nga publiku sidomos nga të rinjët dhe adoleshentët, është fjala për Feron i cili kohëve të fundit po shihet i shoqëruar nga Anëtari i Kryesisë së NISMA Socialdemokrate njëherësh edhe Kryetar i degës së Nismas në Podujevë, Xhemajl Hasani .

Gazeta Lajm ka provuar të kontaktoj me Hasanin por një gjë e tillë ishte e pamundur, ndërsa një gjë është e sigurtë që shoqëria në mes të reperit dhe politikanit është bukur e mirë, por pyetja është se a po i bashkohet Fero Nisma-s?

A do ta shfrytëzoj reperi popullaritetin që e ka në muzikë edhe në karrieren e tij të ardhshme politike dhe a ka ndërmend Fero në një të ardhme të afërt apo të largët të jetë pjesë e politikës mbetët të shihet.

Ndërsa Gazeta Lajm ka siguruar disa foto të Hasanit dhe Feros të cilat janë publikuar në rrjetet sociale:

 

Posted by Xhemajl Hasani Meli on Thursday, September 6, 2018

 

 

COMMENTS