Rëndohet bilanci, 49 të vdekur e 750 të plagosur

Rëndohet bilanci, 49 të vdekur e 750 të plagosur

Vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 49 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje qeverie. Rama që në fillim të fjalës së tij dha lajmin e hidhur që numri i viktimave ka shkuar në 49.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

“Në Durrës janë shënuar 25 viktima, në Krujë 23 dhe një në Kurbin. Banorët duhet të lënë çadrat dhe të akomodohen në hotele. Bilanci paraprak i kontributeve është inkurajues. Biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati kanë dhuruar 2.5 milionë euro por paratë nuk kanë kaluar akoma në llogari bankare sepse bankat janë në pushim”, u shpreh kryeministri.

“Ndihmat e mbledhura nga organizata dhe shoqëritë civile llogariten në 4.5 milionë dollarë. Këtu u bëj apel këtyre personave që të bëjnë kujdes nga mashtruesit në internet. Dje një mashtrues nëpërmjet Facebook-ut synonte të vidhte para dhe tani është arrestuar”, vijoi Edi Rama.

 

COMMENTS