Reçica: Veteranët e luftës do të kenë të drejtë pune në sektorin privat

Reçica: Veteranët e luftës do të kenë të drejtë pune në sektorin privat

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tgotë se vetëranët e luftës do të kenë të drejtë pune në sektorin privat.

“Krijimi me ligj i të drejtës për të punuar ne sektorin privat për të gjithë veteranët e luftës së UÇK”, tha se është prej prioriteteve të tij.

Ai i ftuar në RTK njoftoi se shumë shpejt do të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që të jetësohet njohja e stazhit të punës për të punësuarit e viteve 90’ta, të dëbuar me dhunë nga puna nga pushteti serb.

Reçica tha se ka mbështetjen e plotë partiake dhe prioritet ka rritjen e pagës minimale në vend, pastaj largimin e kriterit për lajmërim të pensionistëve çdo 6 muaj.

Gjithashtu ministri Reçica tha se do të lejohet përfitimi në më shumë pensione për Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19