Reçica kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë

Reçica kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë

Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

“Populli i Kosovës ka përjetuar një luftë të padrejtë, luftë e cila nuk ka kursyer askënd nga të bëmat çnjerëzore, veçanërisht ndaj civilëve të pafajshëm”, ka thënë Reçica.

Ai ka theksuar se kategoria që më së shumti e ka vuajtur plagën e luftës së fundit në Kosovë janë viktimat e dhunës seksuale, të cilat edhe pas kaq vite përfundimi të luftës, janë në kërkim të drejtësisë.

“Në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, theksojmë edhe njëherë rëndësinë dhe përkushtimin tonë si institucione dhe shoqëri që kjo kategori të trajtohet dinjitetshëm, të mos vazhdojë të margjinalizohet edhe më tej dhe kryesit e krimeve të vihen para drejtësisë”, ka shtuar Reçica.

 

COMMENTS