Reçica dhe Krasniqi: NISMA në këto zgjedheje nuk ka dilema për pragun zgjedhor

Reçica dhe Krasniqi: NISMA në këto zgjedheje nuk ka dilema për pragun zgjedhor

Sonte në emisionit Analizë zgjedhore të RTK-së është analizuar programi zgjedhor i NISMËS Socialdemokrate.

Përfaqësuesit e këtij subjekti Mevludin Krasniqi dhe Skënder Reçica kanë thënë se nga ajo që kanë parë në terren NISMA, do të kalojë pragun.

“Kauza e e partisë sonë tanimë është e bërë e ditur e që është mbrojtja e vlerave kombëtare, ndërsa mbështetja e madhe po shihet në terren, me këtë slogan po shihet se kemi mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Reçica.

Ndërsa Mevludin Krasniqi tha se NISMA në zgjedhjet e kaluara ia doli edhe pse pat shumë vështirësi si shkak i votave të kontrabanduara nga diaspora.

“Unë sot erdha nga Dragashi dhe përkrahja është e madhe gjithandej. Sondazhet më të mira dhe reale janë kontaktet të drejtpërdrejta me qytetare. Ne besojmë në potencialin tone që do jemi pjesë e parlamentit. Unë personalisht dyshoj në këto sondazhe. Ne ishim të interesuar të bëjmë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës por që nuk ndodhi, prandaj në do shkojmë tutje që kauzën tonë ta dërgojmë përpara. Zhvillimi ekonomik, prodhimi vendor, bujqësia janë objektivat tona kryesore tha Krasniqi”, ka thënë Krasniqi.

Politologu Dorajet Imeri u shpreh se shtrirja e NISMËS është më ndryshe sesa disa partitë tjera dhe kjo duhet të merret parasysh në sondazhe.

“Për shembull NISMA ka një numër të madh vota në Malishevë dhe në disa komuna të vogla. NISMA me gjithë koalicionin ishte rreth 42 mijë vota ndërsa tani si e vetme pres diku pak ma shumë se 30 mijë vota”, ka thënë ai.

E Ismail Tasholli studiues i filozofisë tha se kacafytja politike ndërmjet Limajt dhe PDK-në është ajo që ka prish diskursin politik të kësaj partie politike.

“Ajo se çfarë është me rëndësi me u ditë është si mendojnë NISMA me realizu plan programin e saj”, tha Tasholli.

Reçica tha se sulmi ndaj tyre ka filluar nga kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, i cili shkoj deri aty  sa që thoshte se NISMA do zhduket si parti.

“Çdo gjë që ka të bëjë me zhvillimin tonë shoqëror ne e kemi marrë parasysh si program, duke i mbrojtur vlerat kombëtare tona”, tha ai. /RTKLive/

COMMENTS