Reali kthehet me lajme pozitive në stërvitje pas turpërimit nga PSG… Modric, Isco, Valverde!

Reali kthehet me lajme pozitive në stërvitje pas turpërimit nga PSG… Modric, Isco, Valverde!

Real Madridi ka kompletuar stërvitjen e parë para ndeshjes të dielën me Sevillan (21:00) në Sánchez-Pizjuán.

Lajmi i madh është rikthimi i Fede Valverde. Ai është stërvitur normalisht me ekipin dhe pritet të jetë gati për ndeshjen me Sevillan.

Lajmi tjetër i mirë është rikthimi i Modric dhe Isco të cilët u stërvitën me topin të ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës, por me sinjale pozitive se shumë shpejt do t’i bashkohen skuadrës.

Me ekipin sërish është stërvitur edhe Brahim Diaz, por vazhdon të mos thirret nga Zidane, ashtu si sulmuesi, Mariano.

Kurse, Asensio dhe Marcelo vazhdojnë të punojnë me procesin e rikuperimit të tyre. /Gazeta Express

 

COMMENTS