Reali habitet, Ronaldo arrin marrëveshje personale me Juventusin

Reali habitet, Ronaldo arrin marrëveshje personale me Juventusin

Real Madridi është shokuar nga vendimi i Cristiano Ronaldos për t’u larguar nga klubi drejt Juventusit.

Goal e ka konfirmuar se 33-vjeçari është afër kompletimit të kalimit të tij në Serie A, me marrëveshjen tashmë të arritur me një kontratë katërvjeçare me pagë 30 milionë euro për stinor, transmeton Gazeta Express.

Juventusi ende ka për të negociuar me Real Madridin  dhe priten t’i paguajnë 100 milionë euro për portugezin, por çmimi mund të shkojë deri në 120 milionë euro.

Ndërkohë, pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka pranuar me parë se e ka pëlqyer Juventusin sa ishte fëmijë dhe është ndjerë i respektuar nga adhuruesit e Juventusit pas shënimit të golit me kokë në ndeshjen e Ligës së kampionëve mes Realit dhe Juventusit që u zhvillua në Torino. /GE

 

COMMENTS