Reagon Tayna pasi ylli i Realit ia shpërndau këngën

Reagon Tayna pasi ylli i Realit ia shpërndau këngën

Vetëm sa kanë nisur ta ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”, por tashmë Tayna dhe Vinicius kanë “shkuar” edhe më larg.

Pak minuta pasi talenti 19-vjeçar i Real Madridit, Vinicius Junior, përmes rrjetit social ‘Instagram’, tregoi se është duke e pëlqyer këngën më të re të këngëtares shqiptare, Tayna dhe e shpërndau atë me tetë milionë ndjekësit e tij në ‘Instagram’, ka reaguar edhe Tayna.

Publikimin e futbollistit brazilian e shpërndau edhe vetë këngëtarja kosovare në llogarinë e saj në ‘instagram’, teksa ia ka bërë ‘tag’ futbollistit.

“Sicko” u publikua javën e shkuar dhe deri tash ka arritur në gati 6 milionë klikime.

 

COMMENTS