Rashica është shprehur tejet i lumtur për golat dhe fitoren, por shumë i zhgënjyer që u deshtë të largohet nga fusha para kohe.
Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka shënuar dy gola në fitoren prej 3-0 të Werder Bremen ndaj Augsburgut, shkruan Gazeta Express.
Ai shënoi në minutat 5’ dhe 28’, para se të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një dëmtimi.
Rashica u largua me kokën lartë, pasi kreu punën e tij në fushë.
“Paraqitje e jashtëzakonshme e ekipit. Shumë i lumtur për tri pikët dhe golat”, ka shkruar ai në Instagram.
“Gjynah që e lash fushën para kohe. Shihemi ndeshjen e radhës”.
Pas dy golave kundër Augsburgut, Rashica ka shkuar në 5 finalizime deri më tani për Werderin në të gjitha garat. /GE
COMMENTS