Qytetarët ankohen, Komuna pohon se rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Qytetarët ankohen, Komuna pohon se rrugët e Prishtinës janë të kalueshme

Komuna e Prishtinës njofton se rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.
Komuna e Prishtinës njofton se pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë të intervenojnë në pjesë të ndryshme të qytetit. Rrugët janë të kalueshme. Tani po bëhet edhe pastrimi i trotuareve, megjithëse është obligim i pronarëve të ndërtesave, objekteve afariste apo institucioneve përreth”, thuhet në njoftim.

Por qytetarë, sidomos të pjesëve periferike të Prishtinës, ankohen se po përballen me vështirësi në qarkullim dhe se rrugët dytësore as që janë prekur nga dora e kujdesit. /Lajmi.net

 

COMMENTS