Qeveria së shpejti do të shqyrtojë edhe lejimin e punës në çerdhe

Qeveria së shpejti do të shqyrtojë edhe lejimin e punës në çerdhe

Pas mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës emergjente me koronavirus, Asociacionit i Komunave të Kosovës, ka njoftuar për çështjet që janë diskutuar.

Sipas njoftimit, nesër ose pasnesër do të rishqyrtohet orari i lëvizjes, hapja e çerdheve dhe situata me gastronominë.

“Propozimet në emër të komunave të Republikës së Kosovës u prezantuan nga z. Sazan Ibrahimi, drejtori ekzekutiv i AKK-së, dhe të cilat popozime kishin të bëjnë me;

1. Sfidat në sektorit e gastronomisë

2. Ndryshimi i orarit të lëvizjes në komunat kryesore të Kosovës në të
cilat komuna ka kufizim të lëvizjes së qytetarëve

3. Çështja e çerdheve dhe lejimi i punës së tyre.

4. Sfidat në zbatimin e rekomandimit të fundit të IKSHP që
mjekët familjar në QKMF të bëjnë diagnostifikimin e pacientëve me
COVID 19 pa testim e që quhet diagnozë klinike”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19