Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Gjermanisë ofrojnë strehim për 800 persona në Prizren

Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Gjermanisë ofrojnë strehim për 800 persona në Prizren

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, së bashku me qeverinë e Kosovës dhe organizatën GIZ, kanë lëshuar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren si vendstrehimi për të gjithë njerëzit nga tërmeti tragjik në Shqipëri.

Ky vend do të ofrojë mbi strehim mbi 800 persona.

“Republika e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën gjermane Prishtinë, GIZ Kosova dhe komunën e Prizrenit, kanë bërë përgatitjet e nevojshme për sigurimin e strehimit, kujdesit shëndetësor bazë dhe ushqimit në vendin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit. Deri në 800 shtretër dhe salla pritjeje janë në dispozicion për ata që u preken nga katastrofa e tërmetit. Qeveria e Republikës së Kosovës ka kontaktuar menjëherë autoritetet publike përkatëse në Shqipëri për hapa të mëtejshëm drejt zbatimit”, ka shkruar Ambasada gjermane.

Parku i Inovacionit në Prizren ka qenë më parë vendi i qëndrimit të kontingjentit gjerman të KFOR’it.

Nga tërmetet e forta në Shqipëri kanë vdekur deri më tani 30 persona, ndërkohë ka edhe shumë të lënduar dhe dëme shumë të mëdha.

 

COMMENTS