Qesharake, mendoi se u lidh live me ambasadën, gazetarja bëhet hit në internet

Qesharake, mendoi se u lidh live me ambasadën, gazetarja bëhet hit në internet

Gazetarja e Report Tv, u lidh live me përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë në Greqi – të paktën kështu mendoi ajo – për të folur rreth viktimave pas zjarreve që kanë kapluar Greqinë.

Por, duket se lidhja telefonike u bë me një numër të gabuar dhe jo të përfaqësuesve të ambasadës.

“Jemi live. A po komunikojmë me përfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Greqi?”, thotë gazetarja, transmeton Gazeta Express.

“Excuse me, i don’t speak italian”, ia kthen protagonisti i thirrjes, pasi fillimisht iu përgjigj me “Si jeni?”, ku dëgjohen edhe të qeshura në telefonatë duke bërë shaka.

Kjo pjesë qesharake e transmetimit live është bërë hit në internet.

 

COMMENTS