Putini e mbron Khabibin: Kushdo që na provokon nga jashtë, e paguan shtrenjtë

Putini e mbron Khabibin: Kushdo që na provokon nga jashtë, e paguan shtrenjtë

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se secili do të reagonte njëjtë si Khabib Nurmagomedov që bëri ndaj ekipit të Conor McGegorit pasi e mposhti irlandezin në meçin e UFC 229.

Në një takim të mërkurën, Putini e uroi Nurmagomedovin si pasojë e fitores ndaj McGregorit të shtunën në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

“Nëse ne do të ishim sulmuar nga jashtë, jo vetëm ti, të gjithë ne do të reagonim njëjtë, do ta paguanin shtrenjtë”, i ka thënë Khabibi Putinit.

“Mirëpo është më mirë të mos arrijmë deri në atë shkallë”, ka vazhduar Putini.

Pas fitores, Khabibi e kapërceu kafazin tetëkëndësh duke u vërsulur drejt ekipit të McGregorit, të cilët i sulmoi. Në konferencë për media pas meçit, Khabibi shpjegoi se i sulmoi ata pasi ishte ndier i ofenduar nga komentet e tyre për fenë dhe kombësinë e tij. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS