Punëtorët shëndetësorë në grevë 24 orëshe

Punëtorët shëndetësorë në grevë 24 orëshe

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSHK) ka bërë të ditur se sot nga ora 7 e mengjesit do të mbahet greva 24 orëshe në të gjitha Institucionet Shëndetësore të vendit si te sistemi primar, sekondar dhe terciar.
FSHK ka kërkuar që greva të ketë përkrahjen e Institucioneve Shëndetësorë Private.

Kërkesat e grevistëve janë kalimi i Ligjit mbi pagat duke u bazuar në amendamentet e FSSHK-së apo Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe të fillojë menjëherë implementimi i ligjit.

“Kërkesat tona janë kërkesa për ngritjen e mirëqenies sociale te punëtoreve shëndetësorë te cilat kërkesa duhet te implementohen nga Janari 2019”, thekson FSSHK.

 

COMMENTS