Publikoi librin: ‘Si të vrasësh bashkëshortin tënd’, u arrestua për të njëjtën akuzë

Publikoi librin: ‘Si të vrasësh bashkëshortin tënd’, u arrestua për të njëjtën akuzë

Disa vjet më parë shkroi një libër me titullin “Si të vrasësh bashkëshortin tënd” ndërsa tani është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshortin e saj.

Protagonistja e ngjarjes së pazakontë është shkrimtarja amerikane Nancy Crampton Brophy.

Nancy Brophy,  68 vjeç, autore e librit “Si të vrasësh bashkëshortin tënd”, është akuzuar nga policia e Oregon se ka vrarë bashkëshortin e saj.

Daniel Brophy, një kuzhinier 63 vjeçar, ndërroi jetë tre muaj më parë dhe ishte bashkëshortja e tij që dha lajmin me anë të një mesazhi në profilin e saj në Facebook.

“Për miqtë dhe të afërmit e mi kam lajme të këqija. Bashkëshorti dhe miku im më i mirë u vra mëngjesin e sotëm”, shkruante ajo tre muaj më parë.

Në librin e publikuar në vitin 2011 listoheshin një seri arsyesh që mund të justifikonin me pak ironi, vrasjen e bashkëshortit

Viktima u qëllua me dy plumba teksa ndodhej në institutin e Kulinarisë në Oregon në 2 qershor të këtij viti. Tre muaj më vonë hetimet rezultuan me arrestimin e bashkëshortes së tij, e cila kishte shkruar ndërkohë dhe dy libra të tjerë: ‘Bashkëshorti i gabuar’ dhe ‘I dashuri i gabuar.

Gruaja ishte shprehur se shpesh kishte menduar dhe vetëvrasjen, por nuk kishte pasur guximin për ta bërë. Ndërsa tashmë është në pritje të procesit gjyqësor.

 

COMMENTS