Publikohet videoja e vrasjes së reperit XXXTentacion

Publikohet videoja e vrasjes së reperit XXXTentacion

Reperi është vrarë në pikë të ditës.

Kjo vrasje ka ndodhur në hapsirë të hapur dhe është kapur nga kamerat e sigurisë të një lokali përballë.

Në video shihet reperi duke hyrë në dyqanin për motorë e pas tij e kanë ndjekur vrasësit që më pas e kanë sulmuar, përcjell Gazeta Express.

Kur Xxxtentacion ka hyrë në veturën e tij BMW, ata e kanë ndalur në rrugë dhe e kanë sulmuar me armë zjarri. Ai ka tentuar t’i luftojë ata, por ata kanë hapur zjarr pasi ai nuk i bindej.

Më pas, njëri nga të dyshuarit madje ka hyrë në veturë para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, duke marrë me veti një çantë Louis Vuitton dhe para me vlerë 50 mijë dollarë.

Kjo video është treguar për herë të parë në sallën e gjyqit, ku po gjykohen katër të akuzuarit për vrasjen e reperit./Gazeta Express

 

 

COMMENTS