Psikologu kosovar tregon se a mund ta shërojnë ankthin hoxhallarët?

Psikologu kosovar tregon se a mund ta shërojnë ankthin hoxhallarët?

Ankthi është një frikë me të cilën mund të përballesh në rast të presioneve dhe stresit, është krizë emocionale, ku në ditët e sotme është bërë pothuajse e zakonshme që mund të përballet çdonjëri në shoqërinë tonë.

Ankthi është një ndjenjë e cila nuk mund të përshkruhet, është një lloj frike e cila, njerëzit e shohin veten si jofunksional, është humbje e vetëbesimit. Mirëpo, mënyra e qasjes ndaj ankthit ka ndryshuar me kalimin e kohës, sipas psikiatrit Sami Rexhepi, popullata kosovare ka filluar të vetëdijesohet dhe i është qasur anës profesionale dhe jo më anës religjioze për të përballuar krizat emocionale, duke fituar guximin për t’u përballur me profesionistë të kësaj fushe, pasi nuk janë asgjë më pak as më shumë se sa të gjithë profesionistët e tjerë mjekësorë.

“Trajtimi ka ndryshuar, është vetëdijesu popullata shumë ma tepër edhe kërkon një ndihmë profesionale”. Sa i përket profesionistëve të shëndetit mendor qoftë psikiatër apo psikologë, ndërsa ma herët që mjerisht edhe sot, është mjaft prezente, është duke u kërkuar një ndihmë te hoxha, edhe kur kemi të bëjmë me emocionet, nuk jam kundër kësaj për shkak se njeriu kërkon shpëtim, një zgjidhje për probleme të cilat janë shumë të lodhshme”.

Rexhepi, po ashtu, e ka cekur se besimi është çelësi i suksesit për të tejkaluar krizat emocionale, prandaj kërkohet ndihmë edhe në mënyrë religjioze, mirëpo deri në atë pikë kur hoxha nuk kërkon ndalimin e terapisë së pacientit, shkruan Insajderi.

“Nuk kom probleme me hoxhallarët deri në momentin kur kërkojnë prej klientëve me lënë terapinë, edhe unë nuk jam shumë ithtar më dhënë ilaçe dhe me gjetë si shpëtim trajtimin me anë të terapisë”.

Mirëpo, ajo që i nevojitet një njeriu i cili përballet me ankthin dhe tejkalimin i tij është mbështetja dhe përkrahja familjare për ta rikthyer funksionalitetin e tij, pasi jeta dinamika dhe stresi i jetës dinamike është arsye kryesore për këso lloj krize, duke mos përjashtuar edhe familjen, për shkak të qasjeve të familjeve të cilat dërgojnë në konfliktet në mes gjeneratash.

“Besimi është çelësi kryesor nëse individi i beson shumë atij që i drejtohet, sa më i madh besimi aq më i madh do të jetë suksesi, sa më i madh besimi i pacienti te terapeuti suksesi do të jetë më i madh dhe shumë më i shpejtë”, ka thënë Rexhepi.

Përveç faktorët familje, në kriza ndikojnë edhe puna edhe stresi që po përballen shoqëria kosovare e njëra ndër to është edhe papunësia, niveli i shkollimit në pikën më të lartë dhe mosmundësia për t’u inkuadruar në kuadrot të punës.

Sipas psikiatrit Rexhepi, Kosova nuk po investon në rininë dhe kjo pasojë do të njihet mbas 20 vjetëve të ardhshme.

 

 

COMMENTS