Prokurori i “21 Janarit” ngec në vetting, Cama: Ja kur do të flas

Prokurori i “21 Janarit” ngec në vetting, Cama: Ja kur do të flas

Gjatë seancës së sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama.

Ai gjithashtu ishte edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupa Gjykuese përbëhej nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko bënë me dije se janë konstatuar probleme ne deklarimin e pasurisë, por edhe në pastërtinë e figurës së tij.

Prokurori ka qenë i përfshirë në një çështje korrupsioni në vitin 2005 kohë kur ka qenë në krye të prokurorisë së Lushnjës.

Sipas relatores prokurori Camaj nuk është i përshtatshëm për të vijuar detyrën pasi bie pre e presioneve të grupeve kriminale.

Cama njihet edhe si prokurori që ka hetuar dosjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë 4 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së opozitës së asaj kohë.

“Do ta ndjek në të gjitha shkallët për të kërkuar të drejtën time e cila më takon”, tha ai në një komunikim të shkurtër me median.

Ndërsa i pytur nëse ndihej i zhgënjyer u shpreh: Nuk mund të them, pasi të njihem me vendimin  patjetër që do të jap konsideratat e mia./GE

 

COMMENTS