“Prokurorët” shfaqet para ambasadorëve të huaj

“Prokurorët” shfaqet para ambasadorëve të huaj

Në kinemanë “Armata” në Prishtinë me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, është duke u dhënë dokumentari “Prokurorët”, ku po merr pjesë edhe regjisorja e famshmë, fituesja e çmimit “Emmy”, Leslie Thomas, e cila do t’i drejtohet edhe të pranishmëve përmes një diskutimi.

Për të parë këtë dokumentar të pranishëm në sallë janë edhe ambasadorë të huaj në Kosovë, në krye me atë amerikan, Philip Kosnett, ambasadori britanik Ruairi O’Connell po ashtu e pranishme është edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndryshe ky event u organizua nga Zyra e UN Women në Kosovë dhe Ambasada e ShBA-së.

 

COMMENTS