Prizrenasit pa ujë mbi 12 orë

Prizrenasit pa ujë mbi 12 orë

Banorët e Prizrenit po përballen me mungesë të ujit të pijshëm për më shumë se 12 orë.

Meqë për klankosova.tv askush nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit  – Hidroregjioni nuk ishte i qasshëm, një përgjigje për këtë e dha zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, i cili deklaroi se arsyeja është tek një çarje e mundshme e gypave në një rrugë afër Lidhjes së Prizrenit, meqë e kanë prishur asfaltin dhe me gjasë kanë shkuar shumë me thellë se që duhet.

“Ne si komunë i kemi bërë presion dhe kemi pasur kontakte të vazhdueshme me menaxhmentin e Hidroregjionit, të cilët na kanë premtuar që do ta sanojnë problemin në afatin sa më të shpejtë, por ja që ende jemi pa ujë” – ka deklaruar Berisha.

 

COMMENTS