Prizren: 78 vjeçarja vdes pasi një i ri e shkeli aksidentalisht me veturë

Prizren: 78 vjeçarja vdes pasi një i ri e shkeli aksidentalisht me veturë

Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Ismet Kryeziu” në Prizren, ka ndodhur një aksident, si pasojë e të cilit ka vdekur një grua e moshës 78-vjeçare.

Sot në Prizren një vozitës 25-vjeçar me inicialet F.T, ka goditur me veturën e tij një grua të moshës 78-vjeçare me inicialet B.M, këtë e ka konfirmuar për Express zyrtari për informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi.

Pas aksidentit, viktima është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës në vazhdimësi po bën apel tek drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në komunikacion, pasi shumë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve këtë vit

 

COMMENTS