Prishtina – Drita, derbi për titull

Prishtina – Drita, derbi për titull

Prishtinasit synojnë fitore për të mbetur në garë për titull, kurse gjilanasit i duan tri pikë për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve

Prishtina dhe Drita do të përballen në mes vete të dielën në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. shkruan Gazeta Express.

Kjo përballje mund të jetë edhe përcaktuese për skuadrën që do t’i afrohet titullit dhe asaj që mund të mbetet jashtë garës.

Gjilanasit i kanë shtatë pikë më shumë se prishtinasit, katër xhiro pa përfunduar sezoni.

Ndërkohë, Ballkani do të mundohet ta shfrytëzojë gabimin e ndonjërit klub në derbi për t’iu afruar edhe më shumë kreut të tabelës.

Therandasit do ta presin në shtëpi Feronikelin.

Edhe Gjilani llogarit në tri pikë në duel me Drenicën në shtëpi, për të mbetur në garë për titull.

Gjilanasit më pas i pret derbi lokal me Dritën, që mund të jetë përcaktues për ta.

Ndeshjet tjera të xhiros së 30-të do ta kenë rëndësinë e veçantë për mbijetesë.

IPKO Superliga – Java e 30-të

E diel 17:00 Gjilani – Drenica

E diel 18:00 Prishtina – Drita

E hënë 17:00 Feronikeli – Ballkani

E hënë 17:00 Llapi – Flamurtari

E hënë 17:00 Dukagjini – Trepça ‘89

E hënë 17:00 Vushtrria – Ferizaj

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19