Presidenti i Tanzanisë : “Godisni të burgosurit dembelë”

Presidenti i Tanzanisë : “Godisni të burgosurit dembelë”

Presidenti i Tanzanisë ka bërë thirrje që të burgosurit të punojnë me orë të gjata dhe të dënohen nëse janë dembelë.

John Magufuli po fliste në ceremoninë e emërimit të një shefi të ri burgjesh.

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar atë për rritje të intolerancës.

Magufuli ka humbur popullaritetin e tij dikur të madh duke shtypur median, duke sulmuar politikanët e opozitës dhe duke bërë thirrje që nxënëset shtatzënë të ndalohen nga shkolla.

Ai tha se të burgosurit duhet të sigurojnë vetë ushqimin e tyre në fushat e burgut.

“Është e turpshme që vendi të vazhdojë të ushqejë të burgosurit. Të gjitha burgjet kanë fusha, të burgosurit duhet t’i kultivojnë ato,” tha ai.

“Disa punonjës të burgjeve nuk kanë shtëpi, atëherë bëjini të burgosurit të punojnë, le të bëjnë tulla ditë dhe natë, nëse ata tregojnë përtaci, goditini ata, keni punëtorë dhe falas,” shtoi ai.

Ai gjithashtu kërkoi që takimet bashkëshortore të ndaloheshin.

“Një burrë është në burg, duke lënë gruan e tij jashtë dhe një nëpunës burgu e pranon këtë grua dhe autorizon të burgosurin të bëjë gjëra që ai nuk duhet të bëjë gjatë ndalimit të tij. Unë nuk dua të dëgjoj më shumë të flitet për këtë”, tha ai tha.

Magufuli tha se ‘papunësia e të burgosurve çoi në përdorimin e drogës dhe homoseksualitetit në burgje’.

“Unë nuk dua të dëgjoj për këtë, unë dua reforma në menaxhimin e burgjeve,” tha ai.

Udhëheqësi, pseudonimi i të cilit është “Buldozeri”, është akuzuar se po bëhet gjithnjë e më autoritar. Një akuzë kjo, të cilën ai e mohon.

 

COMMENTS