Presidenti i PDK’së në drekë me deputetë të Drenicës

Presidenti i PDK’së në drekë me deputetë të Drenicës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që ende konsiderohet si lideri i PDK’së ditën e sotme e ka kaluar në Drenicë.

Ai në një status në Facebook ka treguar se ka takuar bashkëluftëtarët në  Runik të Drenicës. Por, në këtë fotografi shihen edhe disa deputetë të Drenicës e njerëz të fuqishëm të PDK’së.

Pjesë e kësaj dreke ka qenë edhe Sami Lushtaku e Ganimete Musliu.

As në këtë drekë nuk kanë munguar mishi e birrat.

E ish-kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi në postimin e tij në Facebook ka thënë se ndihet i kënaqur nga takimet e tilla.

“Një pjesë të ditës së sotme e kalova me bashkëluftëtarë të mi në Runik të Drenicës. Janë gjithmonë kënaqësi takimet e përbashkëta. HTH”, ka shkruar Thaçi.

 

COMMENTS