Prekëse: Polici në Thumanë thirret në operacion për ta shpëtuar nënën e tij

Prekëse: Polici në Thumanë thirret në operacion për ta shpëtuar nënën e tij

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raportoi se polici, i cili mban edhe një shall jeshil, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar.

Në Thumanë numërohen deri më tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 11 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe Kurbin.

 

COMMENTS