Policia në Koshare pas veprimeve të priftit serb: Flamuri ishte në vendin e vet

Policia në Koshare pas veprimeve të priftit serb: Flamuri ishte në vendin e vet

Dje në mesditë, një prift serb e ka larguar flamurin kombëtar i cili kishte qenë i vendosur në një kullë në Koshare, që nga koha e luftës. Për këtë rast, ka dhënë detaje Policia e Kosovës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe e verës, e cila është konfiskuar, derisa thonë se kur kanë shkuar flamurin e kanë gjetur në vendin ku ka qenë.

“Gjakovë   15.10.2020 – 15:00. Është raportuar se përmes rrjeteve sociale është përhapur një video ku një klerik serb në shoqërimin e dy personave të tjerë kanë shkuar në varrezat dëshmorëve dhe kinse e kanë hequr flamurin kombëtar shqiptar. Njësiti policor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur vetëm një shishe e pijes verë e cila është konfiskuar, ndërsa flamuri kombëtar shqiptar ishte në vendin e vet aty ku ka qenë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Ndryshe, në videon e publikuar nga gazeta serbe “Novosti”, prifti, i shoqëruar nga dy miq të tij, u ngjit në tavanin e kullës dhe hoqi flamurin shqiptar, që ishte atje që nga koha e luftës.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, tha prifti serb

 

COMMENTS