Policia në kërkim të këtij personi, i duhet bashkëpunimi i qytetarëve

Policia në kërkim të këtij personi, i duhet bashkëpunimi i qytetarëve

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është Dukagjin (Zeqir) Ademaj i lindur me 03.10.1985 në Lubovë-Istog me banim ne fshatin Lubovë-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprat penale: dy raste për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe dy raste për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Pejë dhe Gjykata Themelore Pejë- dega në Istog.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë 192 dhe 080019999 (pa pagesë).

 

COMMENTS