Policia jep detaje për plagosjen në Gjakovë

Policia jep detaje për plagosjen në Gjakovë

Policia e Kosovës bëri të ditur se një person është plagosur në Gjakovë rreth orës 17:45.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Lirije Podrimaj, dyshohet se një person rreth 50 vjeçar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, por është parandaluar nga familjarët.

“Më 30.08.2018 në ora 17:45, stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informacion nga Emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë se kanë pranuar një person të plagosur me armë zjarri. Policia ka identifikuar lokacionin në rrugën “Tivari” në Gjakovë, të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

“Bazuar në informatat e para nga familjarët e viktimës personi me inicialet Sh. K i lindur në vitin 1968 kishte tentuar të vetëvritej me armë me ç’rast kishin ndërhyrë familjarët të cilët menjëherë ia kanë marrë armën dhe e kanë dërguar në Emergjencë”, shtoi ajo.

Ajo tha se pas dhënies së ndihmës së parë viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

“Policia ka konfiskuar edhe një armë në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësja Podrimaj.

 

COMMENTS