Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Policia fillon kontrollimin e gjendjes teknike të automjeteve

Njësiti i Trafikut Rrugor në Prishtinë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës kanë filluar planin për kontrollin teknik të automjeteve.

Togeri Nazmi Zogaj nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë tha për Kallxo.com se ky plan ka për qëllim kontrollimin e gjendjes së automjeteve të cilët janë pjesëmarrëse në komunikacion.

“Policia e Kosovës përkatësisht Njësia e Komunikacionit Rrugor për Prishtinë ka filluar një operacion ku ka për qëllim kontrollimin teknik të automjeteve të cilat janë pjesëmarrëse në rrugë”, tha Zogaj.

Ai shtoi se zbatimin e këtij plani Njësiti i Komunikacionit bashkëpunuan me inspektorët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe drejtorinë e rrugëve e cila është në kuadër të Ministrisë.

Sipas Zogajt, plani fillimisht është paraparë të zgjasë deri në fund të kësaj jave.

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19