Po gjuante mbeturinat, punëtorit i ndodh e papritura: Për pak sa nuk grimcohet

Po gjuante mbeturinat, punëtorit i ndodh e papritura: Për pak sa nuk grimcohet

Një burrë është tërhequr nga mekanizmi i një kamioni mbeturinash dhe gati është shtypur për vdekje.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për një punëtor i cili është parë duke vendosur ato që duken si dërrasa druri në pjesën e prapme të kamionit në Birmingham.

Por rrobat e tij kapen në mekanizmin e ngritjes – që përdoret për të marrë koshat – dhe ai hidhet në kamion.

Ai gjendet në një situatë vetëm sekonda nga grimcimi, por një koleg tjetër vëren se çfarë ndodh, nxiton dhe shtyp një buton për të ndaluar procesin.

Kolegu më pas shihet duke e ndihmuar burrin nga pjesa e pasme e kamionit.

Këshilli i Qytetit të Birmingham ka bërë të ditur se është duke hetuar incidentin. /Telegrafi/

 

COMMENTS