Plani i madh i Man Utd, synohet shkëmbimi Pogba – Douglas Costa

Plani i madh i Man Utd, synohet shkëmbimi Pogba – Douglas Costa

Manchester United ka ardhur me një plan të madh për merkaton e janarit.
Ata po mendojnë që ta lirojnë yllin e skuadrës, Paul Pogba që të largohet drejt Juventus, por kanë një kusht për këtë.

Ata do të konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi me Juventus, marrëveshje e cila do të dërgonte Pogban në Torino dhe Douglas Costan në Manchester, shkruan “Tuttosport”.

Juventus edhe më herët ka shfaqur dëshirën për të rinënshkruar me Pogban, të cilin e liruan për 100 milionë euro.

Marrëveshja për shkëmbimin Pogba – Costa do të ishte e dobishme për të dy palët dhe padyshim do të ishte bomba e merkatos. /Lajmi.net

 

COMMENTS