Plagosja e nipit nga axha për pronë në Komoran

Plagosja e nipit nga axha për pronë në Komoran

Shenjat e gjakut kanë mbetur në vendin ku një natë më parë u plagos, Sh. Hajdini.

Dyshohet se atë e sulmoi me armë, axha i tij, pas një përleshje që kishin mes vete.

E arsyeja e kësaj mosmarrëveshje është kjo tokë afër shtëpive të tyre në Komoran të Drenasit.

Askush nga dy familjet e përfshira në konflikt nuk kanë dashur të flasin. Ndërkohë shtëpitë e tyre që janë afër njëra-tjetrës janë të mbyllura.

Kurse banorët e lagjes, prapa kamerës i treguan televizionit T7, se te familja Hajdini kanë pasur probleme edhe më herët për shkak të tokës.

Kjo pasi ata nuk ishin pajtuar me mënyrën e ndarjes së këtij trolli.

Edhe Shaqir Behrami, avokati i H.Hajdinit që dyshohet se plagosi nipin, e ka konfirmuar për T7 kontestin pronësor brenda familjes.

Ndërkaq për këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

COMMENTS