Plagoset me armë një person në Prishtinë

Plagoset me armë një person në Prishtinë

Në orët e vona të natës së mbrëmshme ka pasur të shtëna me armë në Prishtinë. Si pasojë e gjuajtjeve me armë ka mbetur i plagosur një person.
Siç ka raportuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:20.

Para të shtënave, ka pasur një zënkë në mes të disa personave.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar derisa kishte ndërhyrë në rrahje të disa personave, është plagosur me armë në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Rasti është proceduar për ‘lëndim i rënd trupor’. /Lajmi.net

 

COMMENTS