Pirja e çajit të gjelbër e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

Pirja e çajit të gjelbër e zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës

Pirja e çajit të paktën tre herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Ju bën të keni një jetë të shëndetshme duke rritur jetëgjatësinë, sipas një studimi të ri në Kinë.

Studiuesit kinezë zbuluan se përfitimet shëndetësore vinin më shumë nga konsumi i çajit jeshil sesa i atij të zi. Nëse dikush e konsumon rregullisht për një periudhë të gjatë kohë, do marrë përfitime të shumta shëndetësore. Studimi tregon se burrat kanë qenë ata që kanë marrë më shumë benefite nga çaji jeshil.

Studiuesit studiuan rreth 100.902 njerëz kinezë që nuk kanë histori sulmi në zemër, goditje në tru apo kancer dhe i ndanë në dy grupe: konsumues të rregullt të çajit që pinin rreth 3-4 herë në javë dhe ata që nuk janë konsumues të rregullt. Këta u ndoqën përreth 7 vjet.

Analizat e tyre zbuluan se pirësit e rregullt të çajit kishin një rrezik 22% më të ulët të sëmundjes së zemrës dhe goditje në tru.

“Ne zbuluam se efektet mbrojtëse të konsumit të çajit ishin shumë të theksuara dhe të forta tëk burrat dhe pak tek gratë”, u shpreh Dr. Dongfeng Gu nga Qendra Kombëtare e Kinës për Sëmundjet Kardiovaskulare.

“Një arsye mund të jetë se numri i burrave në këtë studim ishte më i madh se sa ai i grave”, shprehet ai. Rreth 48% e burrave në studim ishin pirës të rregullt të çajit, krahasuar me 20% të grave.

Gu tha që gratë kineze kishin më shumë të ngjarë të pinin çaj bimor të bërë nga trëndafilat ose gjethet e zambakut, por këto informacione nuk u përfshinë.

Gu tha gjithashtu se çaji jeshil është një burim më i pasur i flavanoideve, veçanërisht polifenoleve të çajit, dhe këto komponime bioaktive mund të jenë mbrojtëse kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Çaji jeshil ka tendencë të jetë më efektiv sesa çaji i zi në antioksidimin, duke përmirësuar profilin e lipideve në gjak, dhe nga ana tjetër, të jetë më efektiv në kardiovaskulare mbrojtje, “tha Gu.

Si pija më e njohur në botë pas ujit, Gu tha që zakonet e pirjes së çajit ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe gjetjet mund të mos zbatohen për vendet perëndimore, ku çaji i zi ishte një zgjedhje më e popullarizuar – shpesh merret me qumësht ose sheqer.

“Konsumi i çajit është pjesë e një trashëgimie kulturore, dhe efektet e tij shëndetësore mund të ngatërrohen nga modelet e tjera të ngrënies dhe pirjes, për shembull, konsumi i ushqimit ose pijeve të tjera të pasura me flavanoid si kafe.”

Doktor Duane Mellor, një dietolog i regjistruar dhe pedagog i moshuar në Shkollën Mjekësore Aston, Universiteti Aston, tha që çaji jeshil është i sigurt dhe mund të ketë përfitime, por duhet të bëni kujdes sepse ka pasur një numër rastesh të dëmtimit të mëlçisë nfa konsumimi i këtij çaji në doza të mëdha”.

 

COMMENTS